Ironia e Strazimirit: Mos na raftë me të harru, Yuri!

Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri reagoi pasi ambasadorja amerikane, Yuri Kim mori Çelësin e Tiranës si vlerësim nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kim po largohet nga vendi duke lënë pas një masakër zgjedhore të paparë në historinë e vendit, për të cilën ajo nuk ka reaguar.

Ndërkohë, e ashtuquajtura Reforma në Drejtësi rezultoi jo vetëm një dështim, por ajo ia dërgoi gjyqësorin, Edi Ramës në 'pjatë të artë'.

“Duhej të merrje me vete, siç premtove 3 vite më parë, "çelësin e burgut" ku duhej të dergjeshin ky me shokë, si një trofe të betejës së fituar për drejtësi, ndëshkueshmëri sipas ligjit dhe shtet ligjor!

Zgjodhe të marrësh prej këtij, çelësin e burgut ku dergjen drejtësia, ndëshkueshmëria dhe shteti ligjor!

Mos na raftë me të harru, Yuri!” shkruan Strazimiri.