", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/June/08/auto_auto_auto_16683276929738168443015816857929171686221031.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Zyrtare/ Liverpool firmos me kampionin e botës, mesfushori zgjedh numrin 10

Tashmë është zyrtare. Alexis Mac Allister është lojtari më i ri i Liverpoolit. "Të kuqtë" siguruan shërbimet e mesfushorit argjentinas nga Brighton për 40 milionë euro.

Shumë që pritet të shkojë në 60 milionë euro përfshirë bonuset. Ashtu siç ishte përfolur më parë, 24-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numër 10 gjatë aventurës në “Anfield”.

Mesfushori latin mbylli një sezon të paharrueshëm duke fituar Kupën e Botës me Argjentinën dhe duke shkëlqyer me Brighton.

Skuadër që siguroi për herë të parë në histori kualifikimin në një kompeticion europian (Europa League).

“Ndjesi e mrekullueshme. Kjo është një ëndërr e realizuar, është e mrekullueshme të jem këtu te Liverpooli. Mezi po pres të zbres në fushë.

Më vjen mirë që transferimi u realizua, sepse dua të jem pjesë e skuadrës në fazën përgatitore. Po pres të njihem me shokët e rinj.

Ky ka qenë një vit fantastik për mua. Fitova Kupën e Botës, më pas siguruam një arritje historike me Brighton.

Tani është koha të fokusohem te Liverpooli. Objektivi im? Dua të bëhem një futbollist më i mirë dhe një njeri më i mirë me kalimin e kohës”, u shpreh Mac Allister gjatë prezantimit.