Avoketërit e regjimit/ Mero Baze: Basha kthehu, PD ka nevojë për një kryetar si ti
Kryeministri Edi Rama tregoi para pak ditësh një bisedë me një gazetar, i cili e kishte pyetur se a shqetësohej për gjendjen e opozitës.
Rama i ishte përgjigjur se normalisht atij i intereson një kundërshtar sa më i dobët. Sigurisht këtu ka të drejtë.
Por Rama nuk tregon aspak pjesën më të rëndësishme të përgjigjes, e cila duhej të ishte: se ai dhe qeveria e tij kanë bërë gjithçka për të dobësuar opozitën me mjetet më të paligjshme dhe më antidemokratike që ka në dorë një regjim.
Një nga metodat më të qarta ka qenë vënia në dispozicion e medias dhe gazetarëve e analistëve pranë tij për të ndihmuar pengun e tij, Lulzim Bashën.
Këtë gjë po e bëjnë me zell sidomos ditët e fundit, kur edhe një tjetër gazetar i oborrit të Ramës po kërkon kthimin e Lulzim Bashës.
Në një shënim në gazetën e tij, ai rreshton arsyet se përse Basha duhet të rikthehet.
Por paradoksi nuk është se përse Basha dhe oborrtarët e Ramës po bëjnë avokatinë e Bashës.
Nisur nga përgjigjia e sinqertë e Edi Ramës, se atij i intereson një opozitë sa më e dobët dhe një kundërshtar sa më i pafuqishëm, atëherë përse Baze e kompani duan rikthimin e Bashës? A nuk janë ata që thonë se Berisha mundet më kollaj dhe me Bashën, Rama e ka më të vështirë?
Qesharakë deri në ekstrem...