Fushata/ Pasi i dha 1.3 milionë euro, Rama vendos posterat e Alibeajt në rrugët e Tiranës

Një tjetër rast flagrant i bashkëpunimit të Enkelejd Alibeajt dhe Edi Ramës është shpalosur për shqiptarët në rrugët e Tiranës.

Një video në tregon qartë që posterat e Alibeajt në rrugët e Tiranës janë nën përgjegjësinë ligjore të PS (shkruhet në fund të tabelave reklamuese).

Kujtojmë se pasi i dha 1.3 milionë eurot e fushatës së demokratëve, me urdhër të kryeministrit janë vendosur posterat e kandidatit të Alibeajt në Tiranë, në disa tabela ndriçuese reklamimi në kryeqytet.