PJESA E TRETË/ Uriah Fiku para një misioni të pamundur

Në episodin e tretë të Sezonit të dytë, të satirës politike me në qendër Lali-Fikun e Bashkisë, 'Aventurat e Uriah-Fikut', heroi kryesor vendoset këtë herë para një misioni të pamundur: të kthejë të lundrueshëm lumin e Lanës nga "Brryli" tek "Pallati me shigjeta".

Ndërsa ‘sulltani' mendon se kjo do të jetë një sfidë që Uriah-Fiku nuk do ta përballojë dot: mendja pjellore e Uriah-Fikut arrin të gjejë një rrugëdalje.

Në serialin tentohet vazhdimisht të censurohet, vihen në lojë edhe figura të tjera të galaksisë sulltanore si Mamica, Bella-Ciao, Maçoku etj.

Intriga kryesore e tij përqendrohet në lojën plot dredha të Uriah-Fikut edhe për të bërë të gjitha cirqet e mundshme për t'iu servilosur Edo-Hanit, por edhe njëkohësisht, për t'i vënë stërkëmbësha që mund të sjellin dështimin e tij dhe zënien e vendit të liderit nga Veliaj.


Aventurat e Uriah-Fikut#Sezoni2#Pjesaetretë from Aventurat e UriahFikut on Vimeo.

VIDEO/ Satira politike për Veliajn, rikthehen 'Aventurat e Uriah Fikut’ (PJESA I)

VIDEO/ Aventurat e 'Uriah Fikut', 'Sulltani' Rama e vendos para një misioni të vështirë (PJESA 2)