VIDEO/ Aventurat e 'Uriah Fikut', 'Sulltani' Rama e vendos para një misioni të vështirë (PJESA 2)

Në episodin e dytë të sezonit të dytë, të satirës politike me në qendër Lali-Fikun e Bashkisë, 'Aventurat e Uriah-Fikut', heroi kryesor vendoset para një misioni të vështirë: të shërbejë për një javë në linjën e Kamzës si shofer autobusi. 

Ndërsa ‘sulltani' mendon se kjo do të jetë një sfidë që Uriah-Fiku nuk do ta përballojë dot: diçka e papritur i ndodh heroit tonë Uriah-Fik. 

Në serialin që tentohet vazhdimisht të censurohet, vihen në lojë edhe figura të tjera të galaksisë sulltanore si Mamica, Bella-Ciao, Maçoku etj.

Intriga kryesore e tij përqendrohet në lojën plot dredha të Uriah-Fikut edhe për të bërë të gjitha cirqet e mundshme për t'iu servilosur Edo-Hanit. 

Por edhe njëkohësisht, për t'i vënë stërkëmbësha që mund të sjellin dështimin e Edo-Hanit dhe zënien e vendit të liderit nga Veliaj.

PJESA E PARË/ 'Uriah Fiku' vendoset para një zgjedhje të vështirë