VIDEOLAJM/ Rama dhe Veliaj e nisin fushatën me sulme ndaj njëri-tjetrit

"Për ça erdha unë këtu, për të dëgjuar fjalimin tënd?!"

Erion Veliajt i doli nga kontrolli takimi festiv që ai kishte organizuar në Farkë, me rastin e çeljes së fushatës elektorale të PS. 

Kryebashkiaku në largim u ngjit në podium dhe po mbante një fjalim para të pranishmëve përfaqësues të strukturave të PS për Tiranën dhe deputetë. 

Por në momentin kulmor të Veliajt, papritur Edi Rama shkëputet nga njerëzit dhe shkon i merr mikrofonin. 

Fjalët që nxori nga goja Edi Rama ishin akumulimi i të gjithë asaj që kishte ndodhur më herët, kur Veliaj teksa prezantoi strategjinë e tij për ujësjellësin thumboi kryeministrin duke thënë se kur ishte ai kryebashkiak, Tirana nuk kishte ujë

Në krye të drejtimit 11-vjeçar, Rama e la Tiranën me vetëm 10% furnizim me ujë në 24 orë. E thënë nga Veliaj, kjo bëhet plotësisht e besueshme. Dhe po ashtu konfirmon atë përplasjen që flitet prej disa muajsh mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt. 

"Hakmarrja" e Edi Ramës nuk vonoi sepse "hekuri rrihet sa është i nxehtë".

Kryeministri gati sa nuk i prishi takimin Veliajt në Farkë kur i tha zbrit nga skena dhe "shko e mbill ndonjë pemë se gëzuar me njëri-tjetrin bëjmë vetë ne". 

Gjuha e trupit e kryeministrit tregon shumë më tepër se sa një këshillë miqësore apo për batutë të çastit. 

As më shumë e as më pak, Rama i dha Veliajt mesazhin e lëshimit në 14 maj. 

Rama dhe Veliaj fushatën e nisën bashkë, por me sulme ndaj njëri-tjetrin.