Zyrtare/ Lampard merr drejtimin e Chelseat
Pritej vetëm zyrtarizimi, Frank Lampard merr drejtimin e Chelsea. Trajneri 44-vjeçar do të drejtojë “blutë e Londrës” deri në fundin e këtij sezoni.
Këtë e ka konfirmuar vetë klubi londinez përmes një postimi në rrjetet sociale duke zyrtarizuar ish-mesfushorin në stolin e klubit. Lampard rikthehet të drejtojë Chelsean për herë të dytë pasi ishte në krye të tyre nga viti 2019 deri në 2021.
Lampard do të jetë në stolin e “bluve të Londrës” deri në fundin e këtij sezoni. Vendin e tij pas përfundimit të sezonit mund ta zërë njëri mes Nagelsmann ose Luis Enrique.