Itali: Trafikantët shqiptarë kapen në port duke shkarkuar 53 kg kokainë, vlente 10 milionë euro
Trafikantët shqiptarë u kapën pranë një kontejneri me drogë që kishte ardhur nga Amerika e Jugut.
Një operacion anti-drogë është zhvilluars nga Policia financiare e Livornos dhe zyrtarët e Departamentit Kundër Mashtrimit të Zyrës Doganore.
Tri persona u kapën në flagrancë dhe u arrestuan ndërkohë që po shkarkonin pako nga brenda një kontenieri që vinte nga Amerika e Jugut: ishte kokainë e pastër, gjithsej 53 kg e ndarë në dhjetëra pako.
Droga u sekuestrua dhe tre të arrestuarit, të tre me origjinë shqiptare, u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Livornos.
Zyra e Prokurorit Publik të Livornos mbikëqyr dhe koordinon vazhdimisht aktivitetet përkatëse të policisë gjyqësore.
Droga e sekuestruar do t'i kishte dhënë krimit të organizuar mbi 10 milionë euro. Operacioni që u krye në bashkëpunim të ngushtë midis strukturave, u koordinuan nga Prokurori Publik i Livornos./ar/sh/SYRI.NET