Gazetari: 'Korsia preferenciale' për shërbimin spitalor, skandal dhe diskriminim për pacientët

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferkon në Syri Tv ishte gazetari, Gazmend Saiti.

Saiti është shprehur se projektligji i hedhur për miratim nga qeveria për spitalet është skandaloz, u rëndon qytetarëve xhepat dhe mungesën e shërbimeve të nevojshme mjekësore.

"Radhët në spitale në vendin tonë është shumë e madhe sepse pjesa më e madhe e shoqërisë tonë është e pamundur për t'u trajtuar në spitale private. Duke qenë se kjo gjë ndodh në spitalet shtetërore ku pacientët që kanë mundësi të paguajnë futen pa radhë dhe ato që nuk kanë mundësi rrinë aty, kjo është një krim.

Ndodh rëndomtë që persona që nuk kanë mundësi për të dhënë pagesa presin në radhë prej muajsh që të bëjnë një skaner ose rezonancë në spitalin shtetëror.

Pacientët që bëjnë në koronarografitë janë inspektime për venat e personave që kanë nevojë për një ekzaminim të shpejtë sepse janë urgjencë, ndërsa ato i lënë të presin prej kohësh në radhë dhe disa prej tyre humbin jetën.

Në spitalet dhe zonat e konsultave ka numra që marrin pacientët për t'u futur në vizitë mjekësorë. Nëse këto radhë janë të krijuar me 50 veta ka disa që marrin numrin e verdhë me lekë dhe futen pa radhë fare, më skandali, ndodh kur mjekët ka mundësi që të ushtrojnë aktivitetin e tyre privat, pas orarit zyrtar në spitalin ku po punon. Kjo është në barrën e qytetarëve sepse ai mund t'ia rrisë rrogën mjekëve, por kjo nuk do të thotë t'u bjerë në kurriz qytetarëve dy herë, pasi ne paguajmë taksa për këtë shërbim. Ky është një eksperiment ku kërkon ta kalojë spitalin në vetëmenaxhim është skandal pasi e ka provuar edhe në Fier dhe ka dështuar totalisht.

Më herët ka qenë një ligj që ishin propozuar për t'u futur ato shërbime që spitali shtetëror nuk i realizon ta kryejnë këtë shërbim në spitalin privat. Ata kanë shfrytëzuar e-albanian për të marrë kartat e personave dhe i ka regjistruar se ka bërë check up ndërkohë që personat nuk kanë shkuar asnjëherë".