VIDEO/ Kjo është 'BMW X6' që ishte bërë gati për tu përdorur në atentat

Makina që është gjetur sot në Elbasan ku dyshohet se do të përdorej në një ngjarje kriminale është larguar nga forcat e policisë.

Në videot e siguruara nga gazetari i Syri Tv Migen Sejdini shihet momenti kur makina del  nga një ndërtesë e braktisur dhe largohet drejtë komisariatit të policisë Elbasan.

Kujtojmë se makina është gjetur pranë banesës së Erion Alibeajt, i arrestuar nga policia gjatë operacionit ‘Plumbi i Artë’, pas dëshmisë së vrasësit Nuredin Dumani.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit thanë se kanë gjetur 4 armë, 3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë, si dhe doreza dhe bidona me benzinë.