Vazhdon skandali/ Deputetët e PD nuk lejohen të futen në sallën e Kuvendit

Përsëriten të njëjtat skena në hyrje të sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Deputetët demokratë nuk lejohen të futen brenda në sallë.

Garda e Republikës nuk po i lejon deputetët e përjashtuar, edhe pse ata kanë ankimuar këtë vendim.

Ky ankimim kërkon që të pezullohet përjashtimi dhe deputetët të lejohen të futen në sallë deri në vendimmarrjen e Byrosë së Kuvendit.

Deputetja e PD, Albana Vokshi e ka transmetuar LIVE këtë moment.