Miranda Devine është gazetare e mirënjohur në SHBA si punonjëse e ‘New York Post’, e cila ka ndjekur nga afër çështjen e McGonigal si dhe më herët ka zbuluar skandale të Hunter Biden, djalit të presidentit Joe Biden.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/30/auto_foto471675071216.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Gazetarja amerikane ironizon Ramën: Ndryshoi mendje për McGonigal

Skandali Rama-McGonigal ka qenë çështja që ka ngritur më tepër interes për zbardhjen e detajeve nga mediat dhe gazetarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi edhe gazetarja amerikane Miranda Devine e ‘New York Post’ ka ironizuar ndryshimet e vazhdueshme të qëndrimeve nga kryeministri Edi Rama sa i përket marrëdhënieve me Charles Mcgonigal.

Devine ka publikuar një status në Twitter, ku ka linkuar dhe marrë si referencë lajmin e publikuar në Syri.net dhe shkruan se Rama ka ndryshuar mendje pas arrestimit

“Video tregon kryeministrin shqiptar Edi Rama nën presion për marrëdhënien e tij me Charles McGonigal, ish-agjentin e FBI të dyshuar për korrupsion. Ai ka ndryshuar mendjen e tij për natyrën e marrëdhënies që nga arrestimi i McGonigal në Nju Jork”, shkruan Devine në Twitter.

Ndërkohë që videoja e publikuar në Syri.net, e marrë si referencë nga gazetarja e ‘New York Post’, tregon dy qëndrimet e kryeministrit Edi Rama në konferencat për shtyp, ku në muajin shtator deklaronte se e kishte mik, ndërsa sot përpiqet që të zhbëjë miqësinë, video e cila është publikuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

 

 

 

 

Miranda Devine është gazetare e mirënjohur në SHBA si punonjëse e ‘New York Post’, e cila ka ndjekur nga afër çështjen e McGonigal si dhe më herët ka zbuluar skandale të Hunter Biden, djalit të presidentit Joe Biden.