Sherri me thika mes adoleshentëve në Pogradec, për një vajzë
Një vajzë ka qenë shkaku i sherrit me thika mes dy adoleshentëve në Pogradec, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur.
Dy të rinjtë janë konfliktuar fizikisht, më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës.
I plagosur ka mbetur një 15-vjeçar i cili është dërguar në spital për mjekim.
I mituri ka deklaruar para grupit hetimor se ishte goditur me mjet prerës nga N.M, 17 vjeç, gjithashtu banues në Pogradec, i cili është arrestuar nga policia.
Njoftimi i policise
Më datë 24.01.2023, rreth orës 18:15, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet që gjatë një konflikti fizik me shtetasin N. M., 17 vjeç, banues në Pogradec, është dëmtuar me mjet prerës.
Autori i dyshuar, shtetasi N. M, është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Pogradec, për veprime të mëtejshme procedurale.