Konfirmohet lajmi i Syrit, Bylbyl Sokoli zyrtarizohet si trajner i ri i Malishevës

Bylbyl Sokoli edhe zyrtarisht e ka marrë drejtimin e skuadrës së Malishevës, shkruan Syri.net Kosova.

Malisheva, ndonëse ende nuk e ka zyrtarizuar largimin e Sami Sermaxhajt, e ka emëruar Sokolin shef të shtabit teknik.

“Klubi konfirmon se ka arritë marrëveshje me trajnerin Bylbyl Sokoli. Arritja e marrëveshjes me trajnerin Sokoli është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit”, thuhet ndër tjera në njoftimin zyrtar të Malishevës.

Lidhur me këtë të martën ka shkruar Syri.net Kosova, ku Sokoli veç e kishte nënshkruar kontratën.

LEXO EDHE:

A po emërohet trajner i Malishevës? Deklarohet shkurt Bylbyl Sokoli

Bylbyl Sokoli ka pasur karrierë të bujshme në futbollin e Kosovës. Ai më parë ka drejtuar skuadra të mëdha si Prishtina, Drita, Gjilani, Llapi e Ferizaj.

Sokoli do të jetë pasues i trajnerit Sami Sermaxhaj që para pak çastesh konfirmoi largimin nga Malisheva.