VIDEO/ Me flamurin ukrainas në duar, talenti 21 vjeçar shfaqet në 'Stamford Bridge' përpara firmës me Chelsea-n
Nënshkrimi i ri i Chelsea-t, Mykhailo Mudryk është parë në “Stamford Bridge” për ndeshjen mes Bluve të Londrës dhe Crystal Palace.
Nuk ardhur ende njoftimi zyrtar, por tashmë nuk ka më dyshime se cila do të jetë e ardhmja e talentit ukrainas që vjen nga Shakhtar Donetsk.
Ai u pa në stadiumin e skuadrës së njohur angleze së bashku me drejtorin sportiv të klubit ukrainas, Dario Srna, i cili dukej mjaft i kënaqur me biznesin e bërë. Gjithashtu dyshja përfituan nga rasti dhe bënë një foto me flamurin ukrainas, për t’i dhënë sadopak mbështetje vendit nga vjen lojtari 21 vjeçar, që është në luftë prej muajsh me Rusinë.
Mudryk at Stamford Bridge ??
— Talk Chelsea (@talkchelsea) January 15, 2023
pic.twitter.com/oVjAQxnXXi