FOTO/ Po kërkonte flori, nxirret nga shpella personi që u bllokua në Gramsh

Pak minuta më parë është nxjerr nga shpella 43 vjeçari Andrea Dervishi i cili ngeci mbrëmjen e djeshme në Gramsh.

Sipas burimeve për SYRI-n, Dervishi gëzon shëndet të plot dhe është dërguar në Spitalin e Gramshit për të bërë kontrolle të tjera shëndetësore.

43 vjeçari ngeli i bllokuar mes shkëmbinjve në një zonë të thellë të Gramshit që mbrëmjen e djeshme.

Andrea Dervishi, banues në Belsh, ka qenë duke kërkuar për florinj në një shpellë.

Për shkak të terrenit, ai ka mbetur i bllokuar dhe nuk mund të lëvizë.