Zbriti me litar/ Shkoi të kërkojë flori, por ngeli brenda në shpellë, 41-vjeçari do ta kalojë natën në...

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me 41-vjeçarin, Andrea Derivshi i cili prej disa orësh ka mbetur në shpellën e Tërvolit në Gramsh.

Burimet thanë se 41-vjeçari kishte shkuar për të kërkuar flori, por mbeti brenda në shpellë. 

Po të njëjtat burime thanë se 41-vjeçari nga Belshi ka hyrë në shpellën e Tërvolit me një litar të shkurtër. 

Sapo ka rënë nata Dervishi ka tentuar të ngjitet për të dalë, por nuk ka mundur. Në këto kushte, ai është detyruar që të marrë në telefon policinë. 

Burimet thanë se momentalisht nxjerrja e tij nga shpella është e pamundur. 

Forcat e policisë dhe ato të shpëtimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për ta ndihmuar, por nuk kanë mundur dot. 

Pritet që në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme të nisë operacioni për shpëtimin e tij. 

Aktualisht burime nga grupi i kërkim shpëtimit thanë se 41-vjeçari do të mbahet në monitorim dhe momentalisht gjendja shëndetësore është e mirë, ndonëse temperaturat në këtë zonë pritet të shkojnë nën zero gradë. 

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të hedhur dritë, mbi atë ç'ka 41-vjeçari kishte si synim, kërkimin e floririt në shpellën e Tërvolit.