Mori postin e rëndësishëm në PD/ Alimehmeti: Nderim dhe përgjegjësi
Mjeku Ilir Alimehmeti zgjidhet drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokraktike. Lajmi u dha nga Partia Demokratike, në të cilën është në vijim, procesi i zgjedhjeve të drejtuesve të departamenteve.
Procesi i ngritjes së Departamentit të Shëndetësisë u mbyll mbrëmë dhe në krye të tij u zgjodh me votë unanime z. Ilir Alimehmeti, mjek, pedagog, me kontribut akademik dhe me angazhim politik e publik të shquar.
Vetë Alimehmeti reagoi me një postim falënderues.
“Nderim dhe përgjegjësi, vlerësim dhe sfidë njëkohësisht ndjeva sot kur anëtarët e Departamentit të Shëndetësisë të Partisë Demokratike më votuan unanimisht në pozicionin e Drejtuesit.
Besimin e dhënë përmes votës nga miqtë, kolegët dhe Profesorët e mi, është thirrje për të punuar edhe më fort drejt hartimit dhe mbështetjes së alternativës qeverisëse shëndetësore lokale dhe qendrore.
Me pacientin në qendër dhe shëndetin në fokus çdo sfidë kthehet në objektiv për t'u tejkaluar me punë, mund, besim dhe pastërti.
Ju qofsha falë!” shkruan ai.