Meta 'mohon' ndarjen nga jeta të Pele: Legjenda nuk vdes kurrë

Bota e futbollit u trondit pasditen e sotme. 

Legjenda Pele nuk jeton më. Zemra e tij ndaloi së rrahuri pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. 

Reagimeve të para u është bashkuar edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili nuk do ta besojë vdekjen e ish-futbollistit më të famshëm brazilian në të gjitha kohërat.  

"Një "lajm i gënjeshtërt" po qarkullon! Pele nuk vdes kurrë sepse ky është fat i Legjendave!", shkruan Meta në Facebook.