Skandali korruptiv i të majtës europiane/ Orban: Kështu ndodh kur je në listën sekrete të Sorosit
Skandali korruptiv që ka shpërthyer në zemër të Brukselit po trondit të majtën evropiane.
Edhe pse shumë media të majta nuk po i kushtojnë vëmendje faktit se të implikuar në skandalin e njohur me emrin ‘Qatargate’ janë emra të së majtës dhe OJQ pranë tyre, ky fakt ka sjellë reagime të forta.
Ai tregon hipokrizinë e të majtës, e cila hiqet sikur kujdeset për shtresat më të varfra, por mendjen e ka te korrupsioni galopant. Po ashtu tregon hipokrizinë e OJF-ve që fitojnë miliona duke u hequr sikur po punojnë kundër korrupsionit, por janë në zemër të korrupsionit.
Në një intervistë për një gazetë hungareze, kryeministri i këtij vendi, Viktor Orban, tha se kështu ndodh kur je në listën sekrete të George Soros.
Ai iu referua një liste që tregonte se miliarderi i majtë paguante shumë eurodeputetë dhe zyrtarë të lartë të BE, që janë përfshirë edhe në skandalin korruptim.
“Burokratët në Bruksel mendojnë se janë mbi ligjin dhe mund të bëjnë gjithçka. Nëse je përfaqësues i BE-së në një listë sekrete të mbështetësve të George Sorosit dhe merr para dhe lloj-lloj mbështetjesh të tjera për të denoncuar vendet që dalin kundër interesave të biznesit të Sorosit, siç është Hungaria, me raporte të pabazuara te e vërteta, atëherë nuk jeni aq larg valixheve plot me para. Ky moçal duhet të thahet”, tha Orban.