Nuk ndalen banorët e Divjakës, mblidhen në ditën e pestë të protestës

Banorët e Divjakës janë mbledhur sërish në qendër të qytetit për të protestuar në ditës e pestë radhazi kundër vendosjes së traut në hyrje të Parkut Kombëtar të Karavastasë.

Në protestën e tyre ditën e djeshme, banorët larguan strukturën e traut nga rruga hyrjes e parkut duke u përplasur me policinë.

Sot pritet të zhvillohet një protestë-marshim nga qendra e Divjakës drejt hyrjes së Parkut Kombëtar të Karavastasë.

Me banderola të ndryshme që mbajnë në duar, banorët njëzëri thanë se janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre. Kreu i PD-së për Divjakën, Eduard Sharka tha se trau është vendosur në mënyrë të paligjshme.