'Nuk vrau tërmeti, vrau shteti'/ Protestë në Durrës pasi gjykata liroi fajtorët e tragjedisë me 51 viktima

Gjykata e Durrësit liroi sot personat nën akuzë për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 persona. 

Për këtë rast në Durrës u mbajt nje protestë në orën 18:30, pranë Gjykatës së Durrësit, ku dhjetëra qyetarë u mblodhën dhe ndezën qirinj në nder të viktimave të tërmetit.

Ata protestuan për drejtësinë skandaloze nën sloganin “Paratë për rindërtimin jo për përfitimin”, "Nuk vrau tërmeti, vrau shteti".

Sakaq, shumë prej qytetarëve të prekur nga tërmeti nuk i janë rindërtuar shtëpitë dhe ende jetojnë në kushte të vështira.