Rama vazhdon talljen në Dibër: Rruga e Arbrit do kishte përfunduar, por na kanë bërë magji

Edi Rama vazhdon talljen me banorët e Dibrës. 

Pasi lëshoi gojën kur tha se herën tjetër do udhëtojë në Dibër përmes Rrugës së Arbrit dhe ata që e kanë kritikuar do hanë m**, Rama edhe në një takim tjetër sërish i vuri në lojë banorët e zonës. 

Rama tha se Rruga e Abrit nuk po përfundon sepse e kanë marrë më mësysh dhe i kanë bërë magji. 

Një deklaratë që tregon jo vetëm mungesë të theksuar serioziteti nga titullari i qeverisë, por edhe të vërtetën e hidhur se interesi i tij nuk janë fare shqiptarët. 

Kryeministri kërkon të justifikojë me batuta dhe tallje poshtëruese zvarritjen e punimeve në Rrugën e Arbrit, një segment që shkurton ndjeshëm distancën mes Tiranës dhe Dibrës, por që prej 9 vitesh vetëm premtohet dhe nuk dihet kur përfundon. 

"Ne sot jo vetëm Rrugën e Arbrit që do ta kishim përfunduar në rast se nuk do të kishte dalë gjeologjia problematike në tunelin e Murrizit, ku vazhdon puna, por ecet një metër në ditë.

Në tunelin e Llogarasë 25 metra në ditë.

Na kanë marrë më sysh, shkurt muhabeti, s’kanë lënë magji pa na bërë. Por në fund tuneli do hapet. Ndërkohë që hapet tuneli ne do fillojmë lidhjen e Peshkopisë me Maqellarën, që mos dëgjoj llafe nga dibranët në bulevard.

Ne do ta lidhim me Peshkopinë, kështu që nga kafja në qendër të Tironës do shkohet me Rrugën e Arbrit", u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri u shpreh se Dibra do të bëhet kopshti i gjelbër i Tiranës dhe do jetë një nga pikat me numrin më të madh të turistëve. Sipas kryeministrit, Dibra është vizituar nga 26 mijë turistë këtë vit. 

LEXO EDHE: 

SYRI TV/ Kryeministri lëshon gojën para dibranëve: Një selam 'h...m', skeptikëve të Rrugës së Arbrit