EMRI+VIDEO/ E përplasi kamioni tek kryqëzimi i Shënkollit, ndërron jetë në spital 75-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spital 75-vjeçari i cili u përplas nga një kamion pasditen e kësaj të hëne tek kryqëzimi i Shënkollit.

I moshuari Jak Gjergji u dërgua menjëherë në spital pas aksidentit por duket se nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore lidhur me aksidentin.