VIDEO/ Berisha: Për TIMS-in fajin e kanë bandat që e kanë marrë me PPP

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar deklaratën e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, duke publikuar një video ku vlerëson Policinë e Shtetit, e cila sipas tij ka lënë mbrapa edhe shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Spanja dhe Franca.

Për TIMS-in fajin e kanë bandat që e kanë marrë me PPP!’, shkruan Berisha në Facebook.

Kujtojmë që gjatë mbrëmjes së djeshme sistemi TIMS ra në disa pika kufitare dhe Policia e Shtetit doli vetëm sot me një njoftim, ku tha se nuk bëhet fjalë për sulm kibernetik, por për një proces mirëmbajtje.