Sulm mbi sistemin TIMS në pikat kufitare, Rama akuzon Iranin: Nga të njëjtët agresorë

Bëhet zyrtare tashmë: bllokimi i sistemit TIMS në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë mbrëmjen e së premtes është shkaktuar nga hakerat iranianë, shteti i Iranit.

Lajmin e ka njoftuar në Twiiter, Kryeministri Edi Rama, i cili shkruan:

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t'i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.”

SYRI TV njoftoi paraditen e sotme, për bllokimin e sistemit TIMS në pikat e kalimit kufitare të Kapshticës dhe të Kakavijës, ku doganierët ishin rikthyer tek regjistrat që shkruhen me dorë për të mundësiar kalimin e njerëzve dhe të mallrave. Në ekranet e kompjuterëve të doganës shfaqej mesazhi “Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende, për përkrahjen që i ka dhënë iranianëve të MEK”.

Kujtojmë se për shkak të sulmit të konfirmuar nga shteti i Iranit mbi sistemin e-Albania, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin disa ditë më parë.

LEXO: Bllokohet sistemi TIMS në Kapshticë dhe Kakavijë, mesazh nga hakerat në kompjutera

Postimi i Ramës në Twitter: