VIDEO/ 31-vjeçari humbi jetën në aksident, dalin pamjet nga vendngjarja

Syri.Net ka siguruar pamje nga vendngjarja ku humbi jetën në aksident 31-vjeçari Arjan Shtika. 

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë këtë pasdite ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një pasagjer.

Në pamjet e siguruara dallohen shenjat e frenimit të mjetit në rrugë.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet.