EMRI/ Aksident në aksin Bilisht-Kapshticë, humb jetën shoferi 31-vjeçar, plagoset pasagjeri (VIDEO)

17:30, 01/07/2022
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë. Një mjet tip 'Hyundai' ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferi, Arjan Shtika 31 vjeç.

Sipas raportimeve i plagosur ka mbetur edhe pasagjeri me inicialet A.B., i cili ndodhet në spital. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Më datë 01.07.2022, rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll, shtetasi A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip "Hyundai", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi A. Sh. dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco