Mediat: Arrestohet Kasandro Noga në Vjenë, do fluturonte për në Shqipëri

Agjencia austriake e lajmeve APA njofton se një shqiptar, i cili kërkohej për tentativën e vrasjes të shtunën në Bruksel, është arrestuar në Vjenë.

Agjencia nuk jep emër, por mendohet se bëhet fjalë për Kasandro Nogën, i cili plagosi me gjashtë plumba shqiptarin Erion Hasanbelliu.

Agjencia shkruan se krimi ndodh në mes të një rrugë, ndërsa për 45-vjeçarin shqiptar u lëshua një urdhër-arresti evropian.

Pas informacioneve se Noga ndodhej në Vjenë, hetuesit arritën ta prangosin rreth ors 9:15.

Agjencia shkruan se operacioni ndodhi në lagjen Donaustadt të Vjenës. 45-vjeçari mbeti i habitur, por nuk bëri rezistencë ndaj forcave policore.

Sipas APA, hetuesit kanë penguar fluturimin e tij drejt Shqipërisë. Ky fluturim pritej të realizohej së shpejti.