Lajmi i fundit

VIDEO-E vranë, e zhveshën dhe i zhdukën dokumentet/ Si u ekzekutua recepsionisti në Dhërmi

Plumba edhe në të pasme/ Mediat belge: Si nisi ‘lufta’ Hasanbelliu-Noga

Plumba edhe në të pasme/ Mediat belge: Si nisi ‘lufta’ Hasanbelliu-Noga

09:47, 14/06/2022
A+ Aa A-

Atentati në qendër të Brukselit ndaj shqiptarit Erion Hasanbelliu ka tronditur opinionin publik. Kjo jo vetëm për shkak se krimi ndodhi përpara një hoteli të njohur, në një zonë këmbësorësh.

Por mediat shkruajnë se mafia shqiptare po tregohet e pamëshirshme dhe vazhdon të prodhojë krim në mes të Brukselit. Sipas gazetës Nieuwsblad, ngjarja mund të jetë një larje hesapesh në mafian shqiptare.

“Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje. Viktima 43-vjeçare mori plumba në shpinë dhe në të pasme dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën,” shkruan gazeta.

Sipas saj, Erion Hasanbelliu besohet se u qëllua nga shqiptari Kasandro Noga.

‘Lufta’ mes tyre kishte nisur që në vitin 2000, kur Noga u dënua me burgim të përjetshëm pasi vrau babanë e Erionit, Aqifin, bashkë me një mikun e tyre, teksa ishin shtruar në një spital shqiptar.

Një vit më vonë, Erioni dhe vëllai i tij, Geroni sulmuan me armë një kafene në Antverpë, ku po qëndronte Kasandro Noga me një mikun e tij. Ky i fundit vdiq, por Kasandro mbijetoi, edhe pse i plagosur rëndë.

Autoritetet belge arrestuan Erion Hasanbelliun dhe e ekstraduan në Shqipëri në vitin 2013.

Kasandro Noga ka qenë në gjyq edhe në vitin 2005 për një vrasje tjetër në Belgjikë. Astrit Shpërdheja, 37 vjeç, u qëllua në mes të ditës në një zonë të populluar në Antverpë. Autori ishte me një biçikletë BMX.

Megjithatë, akuzat ndaj Nogës u pushuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco