Detaje nga mbytja e dy të miturve në liqenin e Prushit, polumbarët nisin kërkimet

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarje e rëndë në liqenin e Prushit në periferi të Tiranës, ku dy të mitur 10 dhe 14 vjeç u mbytën.

Sipas burimeve në liqen po laheshin një grup fëmijësh. Katër prej tyre kanë dalë nga uji, ndërsa dy të tjerë nuk kanë mundur të dalin.

Të njëjtat burime thonë se policia është në pritje të prindërve të të miturve për të mësuar të tjera detaje ndërsa kanë nisur hetimet paraprake.

Sakaq, polumbarët e RENEA-s kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të pajetë të të miturve.