Mbyten dy të mitur 10 dhe 14 vjeç në liqenin e Prushit

Mbyten dy të mitur 10 dhe 14 vjeç në liqenin e Prushit

18:57, 27/05/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në periferi të Tiranës këtë pasdite. Mësohet se në liqenin e Prushit janë mbytur dy të mitur 11 dhe 13 vjeç në rrethana të paqarta.

Polumbarët e RENEA-s janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur gjetjen e trupave të tyre. Grupi hetimor ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i Policisë
Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco