Bosnje/ Pamje nga shtëpia ku 28 vjeçarja humbi jetën nga tërmeti

Tërmeti i fuqishëm që goditi Bosnjën mbrëmjen e kaluar shënjoi një viktimë.

 Elmira Sefo, 28 vjeçe humbi jetën, pasi nuk mundit t’i shpëtojë plagëve të marra.

Mediat boshnjake kanë publikuar pamjet nga shtëpia e viktimës në Stolac, ku edhe ishte epiqendra e lëkundjeve sizmike.

Banorët vendas thonë se një shkëmb i madh u shkëput dhe ra mbi banesën e 28-vjeçares, e cila jetonte me familjen e saj, prindërit dhe motrën.

E reja u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Ndërkohë, lëndime kanë marrë edhe prindërit dhe motra e saj.

Sakaq, vendasit janë të frikësuar për goditje të tjera tërmeti dhe se shkëmbinjtë mund të vijojnë të bien.