Shqiptarët në protestë për naftën, Rama ikën në Dubai për turizëm

Në rrjetet sociale është paralajmëruar një protestë për në orën 17:00 kundër rritjes së çmendur të çmimeve të karburantit.

Por ndërsa shqiptarët po vuajnë pasojat e kësaj krize të jashtëzakonshme, kryeministri i tyre është larguar në drejtim të Dubait.

Edi Rama është nisur me çarter për në Dubai bashkë me disa ministra të kabinetit të tij.

Nuk është se e pret ndonjë agjendë tepër e rëndësishme, thjesht janë 3 ditë turizmi në panairin ndërkombëtar “Expo 2020 Dubai”. Madje disa nga ministrat që ka marrë me vete s’kanë fare asnjë rol apo takim të parashikuar.

Një ditë më parë, Rama deklaroi se nuk do të heqë asnjë taksë për të lehtësuar barrën e rritjes së çmimeve mbi shqiptarët.

Madje ai tha se shumë taksa ka hequr dhe ulur deri më tani.