VIDEO/ ‘NATO si NATA’, hipokrizia e Ramës: Nuk na anëtarësoi Berisha

Në kohën kur Shqipëria po anëtarësohej në NATO, Edi Rama jo vetëm që protestonte, por deklaronte se NATO nuk ka lidhje me hallet e Shqipërisë.

Madje Olta Xhaçka, ministrja e përfshirë së fundmi në një mega-skandal korruptiv, shprehej se NATO është si nata.

Por këto ditët e sulmit në Ukrainë, Rama ka vendosur të krenohet çdo ditë me faktin se Shqipëria është në NATO. Këtë bëri edhe mbrëmë kur ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’.

Hipokrizia e Ramës ka rënë edhe në sytë e komentuesve.

Një prej tyre i shkruan: “Po pse nuk tha që Shqipërinë në NATO e futi Sali Berisha, po i jep merita vetes, nuk është arritja jote njëshi”.

Kurse Rama përgjigjet duke thënë se nuk e anëtarësoi Berisha vendin në NATO.

Njeriu që nuk ka bërë asnjë hap përpara për integrimin e vendit, shprehet: “Shqipërinë në NATO e futi Amerika, siç donte të fuste edhe Maqedoninë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Po vetëm për Shqipërinë gjeti konsensus në tryezën e Aleancës dhe kështu Shqipëria u bë vend i NATO-s. Të tjerat janë legjenda të katundit tonë politik”.