FOTO/ Arratisja nga burgu i Kretës, arrestohet dhe shqiptari i fundit

Eshte vene ne pranga dhe shqiptari i fundit qe ishte ne kerkim, pas arratisjes nga burgu i Kretes.

Autoritet greke kanë vënë në pranga edhe 34 vjeçarin pakistanez i dënuar me tre burgime të përjetshme si dhe shqiptarin i dënuar për trafik droge mëngjesin e sotëm të cilët u arratisën nga burgu në Kretë.

I arrestuari eshte Olis Thoma Prifti, (foto poshte) 43 vjeç, me origjinë nga Dropulli.

Ata u arrestuan pas një operacioni të policisë në një shtëpi në në zonën e Chanias.

Pesë te denuar u arratisen nga Komisariati i Chanias në orët e para të së hënës së 7 shkurtit janë tashmë në prangat e policisë.

Kronologjia e ngjarjes:

Autoritetet policore në Chania të Kretës lëshuan alarmin të dielën në mbrëmje pasi 5 të burgosurit u larguan nga qelitë e stacionit policor.

Sipas mediave, ata ishin transferuar nga Athina në Kretë të shtunën në mëngjes dhe do të çoheshin në burgun Agyia për të kryer dënimin e tyre.

Një ditë më pas tre nga shqiptarët e arratisur u vunë në pranga nga policia greke.