", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/07/auto_a151644235923.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Prova e dytë falso për shkarkimin e Metës, Kuvendi e fshiu shprehjen 'me kërkesën e një grupi deputetësh'

Ka rinisur në Gjykatën Kushtetuese, seanca e ndërprerë për kërkesën e Kuvendit për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.

E ka marrë fjalën këshilltari ligjor i Metës, Bledar Dervishaj, i cili ka denoncuar se si është manipuluar edhe prova më e fundit e sjellë nga Kuvendi më datë 4 shkurt, me anë të cilës është synuar të hidhen poshtë pretendimet e kreut të shtetit. Lexo edhe: Presidenca zbulon Provën I të falsifikuar nga Kuvendi, për të shkarkuar Metën

Në vazhdim, Dervishaj ka treguar disa retushime dhe ndryshime të qëllimta të tjera në provë nga ana Kuvendit dhe konkretisht:

“Ndërhyrje ka dhe tek pika 20 e këtij urdhri, ku përfshihet projektvendimi për raportin e propozimit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të të Drejtave të Njeriut për ngritjen ose mosngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Kështu thotë kjo pikë 20 e këtij urdhri që u depozitua në formë shkresore, por që ndryshon nga pika 20 e rendit të ditës, të sjellë po në formë shkresore nga Kuvendi në cilësinë e provës në Gjykatën Kushtetuese.

Rendi i ditës përcakton që urdhri është nr. 19, datë 6.5.2021 dhe jo 5.5.2021 siç thotë dhe siç ka depozituar Kuvendi, ndërhyrja e parë.

Rendi i ditës thotë që pika 20 përmban këtë përmbajtje që duhet të shqyrtohet sipas Kuvendit: “Për miratimin e raportit dhe propozimit të Komisionit të Çështjeve Ligjore, për ngritjen e një komisioni hetimor , bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës . Në pamje të parë duket sikur nuk ka ndërhyrje, por ka. Ka. Po të shikojmë me vëmendje nga përmbajtja e rendit të ditës të publikuar në faqe dhe urdhrit të depozituar në formë shkresore, na rezulton se:

- Ky urdhër që depozitoi Kuvendi më 4 shkurt 2022,i është hequr fjala “Miratim”. Nuk ekziston më në përmbajtjen e pikës 20.  
- Fjala “raporti” është zëvendësuar me fjalën “raportit”
- Fjala “propozim” është zëvendësuar me fjalën “propozimin”
- Lidhëza “të” është zëvendësuar me lidhësen “e”
- Pas fjalës “ngritjen” është shtuar fjala “ose mosngritjen”
- Dhe togfjalëshi “bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh” është hequr fare.

Ndërkohë që edhe rendi i ditës i depozituar bashkë me urdhrin e Kryetarit të Kuvendit ka përplasje me vetë urdhrin e Kryetarit të Kuvendit. Pikërisht për këto shkaqe, këto ndërhyrje në prova, ëhstë vlerësuar dhe është kërkuar nga ana jonë si përfaqësues të Presidentit që Gjykata të çmojë vërtetësinë e kësja prove pasi duket qartë se ka ndërhyrje në të me qëllimin e vetëm dhe që u pranua që kjo provë sillet nga Kuvendi për të rrëzuar pretendimet e Presidentit, me qëllim që të rrëzohen pretendimet e Presidentit të Republikës.

Ndërkohë, qoftë në këtë formë siç e çon Kuvendi, që ka një ndërhyrje, qoftë në këtë formën reale, qëndrimet e Presidentit rezultojnë të bazuara. Seanca plenare është caktuar në më pak se 24 orë , kur detyrimi është 48 orë dhe në rendin e ditës nuk kanë qënë të përfshirë dy akte, por vetëm një akt. Një tjetër shkelje më shumë kjo e Kuvendit të Shqipërisë, vetëm e vetëm të diktuar përmes vullnetit politik që të arrinte ngritjen e një komisioni që nuk mund të funksiononte sipas Kushtetues dhe ligjit për komisionin hetimor. “