Pse i duhet Ramës edhe FSHF-ja? Andi Bushati: Ja përgjigja e thjeshtë

Qeveria e Edi Ramës ka nisur një sulm për të marrë nën kontroll atë që e quan edhe ‘ishullin e fundit’ që nuk është në dorën e tyre.

Duke përdorur Erion Veliajn, ata po kërcënojnë kundërshtarët me SPAK-un dhe drejtësinë e re, që e kanë nën kontroll.

Por pyetja që ngrihet është se pse i duhet Ramës edhe FSHF-ja. Një nga shpjegimet është se federata i duhet për vëllain, Olsi Ramën, i angazhuar në botën e futbollit prej kohësh.

Ndërkohë analisti Andi Bushati jep një përgjigje tjetër.

“Ore ç’i duhet Rames dhe futbolli kur i ka marrë të gjitha, pyesin disa. Përgjigjia është e thjeshtë: autokratët janë si çiklistët, po ndaluan së pedaluari, rrëzohen,” shkruan ai.