Rama e do FSHF-në për Olsin, Veliaj po zbaton me dëshirë urdhrat e tij

Rama e do FSHF-në për Olsin, Veliaj po zbaton me dëshirë urdhrat e tij

11:32, 25/01/2022
A+ Aa A-

Kur u publikua për herë të parë audio-përgjimi skandaloz i Erion Veliajt, pavarësisht gjuhës së përdorur prej tij, askush nuk e mori seriozisht Lalin me Tope Hekuri.

Në fakt ndodhi e kundërta, në medien sociale nisi ironia dhe memet. Edhe pse Veliaj insistoi se ky ishte nga ato muhabetet që bëjnë çunat në dhomat e zhveshjes, sërish nuk gjendej dikush të besonte se sulmin mbi Federatën Shqiptare të Futbollit e kishte ndërmarrë vetë Veliaj.

Edhe pse ndërmend u vijnë fotot e Veliajt si një ‘drag queen’, nuk është kjo arsyeja se përse nuk besojnë te Topet e Hekurta të Veliajt.

Shkaku është më i thjeshtë: Veliaj është thjesht një zyrtar i rëndomtë dhe vulgar i tranzicionit shqiptar. Një drejtues komunaleje që e drejton bashkinë në mënyrë abuzive.

Veliaj thjesht po përdoret në këtë rast nga Edi Rama, të cilit i duhet ai që me sinqeritetin e një zyrtaruci të sinqertë, Veliaj e quan si ‘ishullin e vetëm’ që nuk kanë futur nën kontroll. I duhet FSHF-ja për vëllanë e tij, për Olsi Ramën.

Nën hije, edhe te mbledhja e djeshme e rrufeshme e Veliajt, ishte Olsi Rama që drejtonte fijet.

Bandat që vendosin me armë ose me para për zgjedhjet janë të Edi Ramës, këtë gjë e ka treguar që kur ka marrë postin e parë të rëndësishëm në shtetin shqiptar.

Veliaj është ai njeriu që është poshtëruar vazhdimisht nga Edi Rama dhe e ka marrë me qejf nënshtrimin që të bëjë Edi Ramën të duket sa më mirë. Por si gjithmonë është e kundërta. Rama nuk është i pastri në këtë histori. Ai po e përdor Veliajn dhe ai po i zbaton urdhrat me dëshirë.

Pas retorikës së Erion Veliajt, që falë paaftësisë dhe mediokritetit të tij na zbulon disa të vërteta të frikshme për shtetin që ka ndërtuar Edi Rama, fshihet Olsi Rama.

Që kur nisi karrierën e tij nëpër OJF e deri te rrugëtimi si ministër e kryebashkiak, Veliaj e ka kuptuar se ka vetëm një mënyrë për të ecur para: duke iu lëpirë Ramës dhe duke zbatuar urdhrat e tij. Votat dhe meritokracia nuk kanë asnjë vlerë.

Prandaj po bën edhe shërbimin e fundit, me qëllim që të përfitojë Olsi Rama, në një skenar që do e kishin zili edhe narko-diktaturat e Amerikës Qëndrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber28/01/2022 18:26

Problemi ketu eshte se i dime kush eshte Duka dhe kush eshte Veliaj te dy plehra. Dmth ky qe eshte Duka, dihet eshte nje injorant i korruptuar nga ana tjeter te sjelli Veliaj te vetet prap mostra te korruptuar. Nuk ke cil te zgjedhesh, nga te dy palet.

Shqiptari25/01/2022 12:23

KJO NUK ESHTE NJE LUFTE THJESHT PER TE KAPUR EDHE FSHF, POR ESHTE NJE LUFTE E VERTETE KUNDER KETIJ RREGJIMI MAFIOZ! PRANDAJ KOMUNITETI SPORTIV SHQIPTAR I TE GJITHA DISIPLINAVE SPORTIVE, OPOZITA, SHOQERIA CIVILE, STUDENTET, INTELEKTUALET DHE AKADEMIKET SHQIPTARE DUHET TE BASHKOHEN FORT ME NJERI-TJETRIN PER RREZIMIN SA ME PARE TE KETIJ PUSHTETI KRIMINAL NARKO-MAFIOZ! LALI PLEHU NUK ESHTE RRUGAC JOOOOOO!! ESHTE ME KEQ AKOMA! LALI PLEHU ESHTE THJESHT EKZEKUTORI RRUGAC, ARROGANT DHE I PACIPE I ORGANIZATES SE MIRE-STRUKTURUAR TE SEKTIT MAFIOZ SOROSIANO-KRIMINAL "RILINDJA". KY SEKT MAFIOZ ESHTE TEPER I RREZIKSHEM JO VETEM PER SHQIPERINE QE KA MBERTHYER KOMPLET SI OKTAPODI PRENE E VET, POR PER TE GJITHE EVROPEN DHE PER BOTEN MBARE. KJO PASI SHQIPERIA, NEN PUSHTETIN E RREGTJIMIT KRIMINAL TE SATRAPIT TE SURRELIT EDVIN KRISTAQ RAMA, ESHTE KTHYER NE NJE LAVATRICE GJIGANDE KRIMINALE PER PASTRIMIN E PARAVE KRIMINALE TE KRIMIT TE ORGANIZUAR NDERKOMBETAR. CIA, DEA, EUROPOLI, INTERPOLI DHE TE GJITHA AGJENSITE ZBULUESE, HETIMORE DHE POLICORE TE TE GJITHA VENDEVE TE BOTES DUHET URGJENTISHT QE TE BASHKEPUNOJNE DHE TE NISIN AKSIONE KONKRETE PER ZBULIMIN DHE ARRESTIMIN E KREREVE TE KETYRE ORGANIZATAVE KRIMINALE SA NUK DO TE JETE TEPER VONE! NESE NUK VEPROJNE ME URGJENVCE, E GJITHE EVROPA, SHBA DHE BOTA DO TE KTHEHEN NE REPUBLIKA BANANESH SOROSIANE SIC ESHTE KTHYER SHQIPERIA SOT.

Shto koment

Denonco