VIDEO/ Vendi ku ndodhi vrasja, adoleshenti e priti me pistoletë mulli

Policia ka arrestuar 17-vjeçarin Florjan Përvathin për vrasjen e Lekë Lekëgjonajt mesditen e sotme në Manati të Lezhës.

65-vjeçari është vrarë pranë banesës së tij nga adoleshenti, i cili sipas policisë dyshohet se ka qëlluar me një pistoletë më mulli.

SYRI TV sjell pamje nga vendi ku ndodhi krimi i rëndë.

Blutë e Lezhës dyshojnë se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje pasi 11 vite më parë, vëllai i 65-vjeçarit Lekë Lekëgjonaj kishte vrarë babain e të riut.