Nesër Foltorja e Mirditës/ Nishani: Privilegj të jesh në këtë kuvendim

Ditën e shtunë pritet të mbahet Foltorja e Mirditës.

Takimi do organizohet në Pallatin e Kulturës të qytetit të Rrëshenit.

Ish-presidenti Bujar Nishani ka njoftuar se do jetë në takim, duke theksuar se ky është një privilegj.

“Nesër, 22 janar, ditën e shtunë ora 11:00 do të bashkohem me demokratët dhe patriotët mirditorë në Foltoren e Dr. Berishës.

Privilegj të jesh në kuvendimin e mirditorëve, njerëz të pushkës, penës e këngës.

Mikpritës e bujar ndër shekuj”, shkruan ai.