Meta: Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki do mbahen në një nga këto dy data

Presidenti Ilir Meta bëri me dije për mediat se zgjedhjet e pjesshme për bashkitë pa kryetar pritet të mbahen ose më 27 shkurt, ose me 6 mars.

Komenti i tij erdhi pasi Taulant Balla i PS tha se zgjedhjet do mbahen më 6 mars.

Meta tha se kishte biseduar me Ballën për çështjen e datës së zgjedhjeve, duke nënvizuar se shqetësimi i madh i tij lidhej me faktin se mos mazhoranca nuk merrte pjesë në zgjedhje.

Meta shtoi se zgjedhjet do të mbahen në 6 bashki, pasi po pret edhe një qëndrim për bashkinë e Lushnjes.

“Për të zgjidhur këtë çështje, ju i dini iniciativat e mira, që kanë qenë zyrtare, si me KQZ, ashtu edhe me Kryeministrinë dhe Kuvendin.

Në të gjitha veprimet që kam ndërmarrë, kam komunikuar me institucionet.

Po ashtu kam komunikuar edhe me Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Lushnjes, për të cilën presim një qëndrim brenda ditës së sotme,” tha Meta.