Pacolli nuk njeh turp: Skënderbeu kishte vdekur natën vonë, prandaj kujtova ditën e picës në fillim

Politikani Behgjet Pacolli është vënë në qendër të akuzave në rrjet orët e fundit, për shkak të një postimi fyes të tij në Facebook. 

Ditën që ka vdekur heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Pacolli bëri një postim për ditën ndërkombëtare të picës. 'Harresa' e qëllimshme për Skënderbeun kishte të bënte me vizitën në Tiranë të presidentit turk, Erdogan, duke treguar vasalitet ndaj tij. 

Por pasi Syri publikoi postimin e Pacollit për picën, politikani nga Kosova reflektoi menjëherë përkujtoi me disa rreshta Skënderbeun.

Sërish komentet negative ndaj tij nuk u ndalën. 

Duke iu përgjigjur njërit prej tyre, Pacolli thotë se për Skënderbeun do shkruante natën vonë, pasi sipas tij, heroi kombëtar i shqiptarëve, kishte vdekur rreth mesnatës së 17 janarit të vitit 1468. Por sërish Pacolli bën autogol dhe komentuesit nuk ia falin. Ka nga ata që e pyesin me ironi se në çfarë ore kishte ndërruar jetë Skënderbeu 554 vjet më parë...