PS dërgon autobusë me njerëz për të mbështetur takimin e Bashës

Nuk ndalen skandalet në lidhje me takimin e thirrur nga kryetari i shkarkuar, Lulzim Basha.

Pas raportimeve se në sallë kanë mbërritur një numër i madh i studentëve dhe stafit të Universitetit Europian, raportohet se edhe PS po i vjen në ndihmë Bashës.

Burimet thonë se PS ka marrë urdhër që të dërgojë në mbështetje të Bashës dy autobuzë nga qarqet pranë Tiranës.

Ndërkohë një autobus është nisur nga qarqet që janë larg Tiranës.

Kujtojmë se zyrtarë të PS dhe njerëz me rekorde kriminale pranë PS janë në takimin e thirrur nga Lulzim Basha.