Pezullohen dy efektive të patrullës në Elbasan, rezultuan përdoruese droge

Dy efektive të Patrullës së Policisë në Elbasan janë pezulluar nga detyra. 

Vendimi është marrë pasi nga analizat ato kanë rezultuar përdoruese të lëndëve narkotike. 

Efektivet në radhët e uniformave blu në Policinë e Elbasanit janë të moshës 20-25 vjeç dhe jane punonjëse të Patrullës së Përgjithshme.

Syri.net raportoi më herët se nga analizat e kryera në 4 qarqe, rezultuan përdorues droge 44 efektivë të policisë. 

Nga këta 12 efektivë kanë dalë pozitivë  të testit të drogës në Tiranë, 12 në Shkodër dhe 2 efektive policie femra në Elbasan si dhe 15 punonjës policisë ne Vlore dhe 3 në Sarandë.

Burimet bëjnë me dije se efektivët janë kryesisht të patrullës.