Mbeten të plagosur 6 policë/ Publikohen momente nga konflikti me armë në Greqi

Një video që tregon momente nga ndjekja deri tek përplasja me armë në rrugët e Peramës,Greqi është publikuar sot.

Nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtetin fqinj, një person humbi jetën, ndërsa 7 të tjerë u plagosën, 6 prej tyre ishin policë.

Në videon e publikuar nga mediat greke dëgjohen sirenat e makinave të patrullës që ndjekin makinën e bardhë si dhe të shtënat që pasuan.

Në të njëjtën kohë, njerëzit vrapojnë në rrugë për tju shpëtuar plumbave.