Ngjarje e rëndë në Greqi nga një përplasje me armë, 1 vdekur 7 të plagosur

Ngjarje e rëndë në Greqi nga një përplasje me armë, 1 vdekur 7 të plagosur

07:49, 23/10/2021
A+ Aa A-

Një i vdekur dhe shtatë të plagosur, mes tyre gjashtë policë të DIAS-it, është raportimi i përplasjes së armatosur të  ndodhur mbrëmë vonë në Peramë, Greqi.

Sipas burimeve të ELAS - it, oficerët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të një makine, në të cilën hypën dhe dy persona të tjerë, që të ndalonte për kontroll.

 Mirëpo, ai nuk i është përgjigjur thirrjes dhe ka shtuar shpejtësinë.

Për pasojë ka nisur një ndjekje e cila ka përfunduar në rrugën Elpidos, në Peramë. 

Në atë moment drejtuesi i mjetit ka përplasur motorët e DIAS-it dhe më pas efektivët e policisë kanë qëlluar.

Njëri nga tre banorët u plagos për vdekje , njëri lehtë, ndërsa gjashtë policë u plagosën. 

Ndërsa personi i tretë ka arritur të arratiset dhe është në kërkim.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco