Meme e gatshme: Basha kërkon veting për politikanët, emëron të dënuarin

Lulzim Basha prodhoi disa meme të gatshme një ditë më parë, kur foli në konferencën për shtyp.

Fillimisht ai tha se ka fituar 94 mandate në zgjedhjet e përgjithshme, por ia kanë vjedhur.

Së dyti tha se mbështetja në PD i është shtuar me 15 përqind pasi përjashtoi liderin historik, Sali Berisha. Basha tha se janë plot 95 përqind e demokratëve që e përkrahin.

Por për ironi, ai doli në konferencë për të folur për vetingun e politikanëve, një nismë e PD që synon pastrimin e politikës. E megjithatë, pak më vonë u mësua se Basha kishte shkarkuar Luan Baçin si kryetar i degës së PD në Fier, duke e zëvendësuar nga Agron Kapllanaj i Mallakastrës. Jo vetëm kaq, por Kapllanaj ka qenë i dënuar në Itali.

Të bësh propagandë për vetingun e politikanëve dhe të emërosh një të dënuar, kjo është meme e madhe.