FOTO-LAJM/ Demokratët dibranë dynden te 'Foltorja' e Berishës
Demokratët e Dibrës iu përgjigjën thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë te 'Foltorja'.
Syri.net sjell me foto atmosferën e krijuar në Pallatin e Kulturës të qytetit të Peshkopisë.
Siç edhe duket, salla ka qenë e tejmbushur. 'Foltores' iu bashkuan edhe dy ish-deputetë të PD në Qarkun e Dibrës, Roland Keta dhe Bedri Hoxha.
Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe ish-kryebashkiaku, Ilir Krosi.
Ra në sy mungesa e Xhelal Mziut, i promovuar në politikë nga Berisha, si kryetar i Bashkisë Kamëz prej vitit 2007 e deri në 2019, i cili pas një statusi në rrjetet sociale, u masakrua nga komentuesit pse mungonte në takimin e Berishës.
***
Nga Dibra, lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi se mbi 2/3 e delegatëve kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.
Gjithashtu, Berisha paralajmëroi protesta masive duke i drejtuar një mesazh Edi Ramës se nuk do ta gëzojë mandatin e tretë qeverisës.